Argjentina “zgjohet” në të dytën dhe u prish festën gjermanëve - Bota Sot
Argjentina “zgjohet” në të dytën dhe u prish festën gjermanëve

Futboll

Argjentina “zgjohet” në të dytën dhe u prish festën gjermanëve

Më: 9 tetor 2019 Në ora: 22:44
Pamje nga ndeshja

Argjentina kanë barazuar 2-2 në miqësoren e së mërkurës e cila është zhvilluar në Signal Iduna Park të Dortmundit.

Gjermania e nisi shumë mirë ndeshjen dhe gjen golin e avantazhit me Serge Gnabry. Sulmuesi anësor i Bayern Munich konfirmon edhe njëherë formën e shkëlqyer që po kalon. 

Gjashtë minuta më pas erdhi goli i dytë. Gjermania shfrytëzoi më së miri një gabim në mbrojtje të Argjentinës dhe ishte Havertz me finalizimin e tij që ka shënuar golin e parë në karrierën e tij me ekipin e parë të Gjermanisë.

Pas pushimit Argjentina rrezikon më tepër dhe sidomos pas futjes në fushë të Alario-s, ndeshja ndryshon në favor të ekipit të Scalonit. Alario ka shënuar golin e parë të argjentinasve me kokë përpara se të përgatiste të dytin për Ocampos.

Në fund, ndeshja ishte e hapur dhe skuadrat u munduan ta fitonin, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...