Gjithçka është gati për ndeshjen miqësore Kosovë – Gjibraltar - Bota Sot
Gjithçka është gati për ndeshjen miqësore Kosovë – Gjibraltar

Futboll

Gjithçka është gati për ndeshjen miqësore Kosovë – Gjibraltar

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:07
Gjithçka është gati për ndeshjen miqësore Kosovë – Gjibraltar

Gjithçka është gati për ndeshjen miqësore Kosovë – Gjibraltar, që do të zhvillohet sonte në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. Miqësore që do t’i shërbejë përzgjedhësit Bernard Challandes si test për ta përgatitur sa më mirë përballjen tejet të rëndësishme kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

“Ndeshja me Gjibraltarin është një mundësi e mirë për ne si ekip dhe për secilin lojtar. Nuk e konsideroj thjesht një miqësore, por një mundësi të mirë për ta përgatitur sa më mirë ndeshjen kundër Malit e Zi.

Pres që të gjithë lojtarët të jenë seriozë, agresivë dhe ta japin maksimumin për aq minuta sa do të jenë në fushë. Kush nuk e jep maksimumin do të ketë telashe”, ka theksuar Challandes, i cili e respekton kundërshtarin e sotëm.

“Gjibraltari ka organizim të mirë dhe një trajner të mirë nga Uruguai. Është ekip që lufton, nuk është e lehtë për ne. Është e vërtetë se kanë humbur thellë kundër Zvicrës, por golin e parë e pësuan vetëm në fund të pjesës së parë.

Ndërkaq, kundër Irlandën pësuan një autogol dhe golin e dytë vetëm në minutat shtesë. Në këtë ndeshje mund të shoh se çfarë mund të bëjnë disa lojtarë që nuk kanë pasur hapësirë deri më tash”, ka shtuar Challandes.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...