Kollari: Pavarësisht se barazuam me Holandën si  favorite, ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë  - Bota Sot
Kollari: Pavarësisht se barazuam me Holandën si  favorite, ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë 

Futboll

Kollari: Pavarësisht se barazuam me Holandën si  favorite, ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë 

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:15
Kollari: Pavarësisht se barazuam me Holandën si  favorite, ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë 

Në ndeshjen e parë në kualifikimet për Evropianin “Estonia 2020” në futboll, në kuadër të Grupit të 12-të, që po mbahen në Venray të Holandës, Kombëtarja U17 në ballafaqim me Holandën, kampion i Evropës, për këtë grup-moshë, ka luajtur baras (1:1), që është një nisje jashtëzakonisht e mirë në këto kualifikime. 

Besnik Kollari, përzgjedhës, tha: “Në radhë të parë dua t’i falënderoj dhe t’i përgëzoj djemtë për një angazhim të pashoq, të cilët dëshmuan karakter të fortë dhe dëshirë për rezultat pozitiv, kundër një kundërshtari kaq të fortë si Holanda që është kampion i Evropës. E kemi ditur se kemi një kundërshtar jashtëzakonisht të fortë dhe që do të kemi një ndeshje të vështirë.

Ndaj, dhe kam kërkuar nga futbollistët që të jenë të vëmendshëm, gjë që ata zbatuan detyrat mirë.

Kishim dy tre futbollistë që për herë të parë na u bashkëngjitën dhe nuk kishim një grumbullim. Si do që të jetë futbollistët luajtën fortë dhe arrite këtë barazim që na jep shpresë dhe na ndihmon për ndeshjet tjera.

Pavarësisht se barazuam me Holandën si  favorite, ne duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë. Do të përpiqemi që të bëjmë mirë regjenerimin e ekipit dhe të përgatitemi për ndeshjet e radhës që nuk janë aspak kundërshtar të lehtë”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...