Gnabry frymëzon Gjermaninë - Bota Sot
Gnabry frymëzon Gjermaninë

Futboll

Gnabry frymëzon Gjermaninë

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:30
Gnabry frymëzon Gjermaninë

Tifozët në “Signal Iduna Park” të Dortmundit shijuan një 90-minutësh spektakolar në miqësoren e luksit mes Gjermanisë dhe Argjentinës, që prodhoi një përballje mjaft të fortë dhe plot 4 gola, por asnjë fitues, pasi rezultati final ishte 2:2.

Pjesa e parë u dominua tërësisht nga ana e tedeskëve, që shënuan fillimisht në minutën e 16’ me anë të sulmuesit të Bayernit Gnabry, ndërsa vetëm 6 minuta më vonë, ky i fundit shërbeu për Havertz, që shënoi edhe golin e dytë.

Nga ana tjetër, dyshja Lautaro Martinez dhe Paulo Dybala, që shkëlqyen në derbin e Italisë të dielën në mbrëmje, nuk arritën të thyejnë mbrojtjen gjermane dhe portierin Ter Stegen ,që sot ishte preferuar nga minuta e parë.

Megjithatë reagimi i amerikano-jugorëve erdhi në pjesën e dytë kur trajneri Lionel Scaloni aktivizoi disa futbollistë, ndërsa njëri prej tyre, Alario gjeti golin e parë për argjentinasit, në minutën e 66’.

Pesë minuta nga fundi, ishte sërish Alario që këtë herë asistoi për sulmuesin e Sevillas, Lucas Ocampo, me këtë të fundit që mposhti për herë të dytë Ter Stegen dhe vulosi baraspeshën e rezultatit.

Takimi i radhës për Gjermaninë do të jetë ai i vlefshëm për eliminatoret e Euro 2020-ës përballë Estonisë në transfertë, ndërsa Argjentina do të luajë një takim miqësor ndaj Ecuadorit në Alicante të Spanjës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...