'United ka humbur lojtarët e fortë'

Futboll

'United ka humbur lojtarët e fortë'

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:47
Ole Gunnar Solskjaer

Legjenda e Manchester United, Edwin Van der Sar, ka thënë se të gjithë lojtarët e fortë janë ‘zhdukur’, nga “Old Trafford”.

United këtë fillim të sezonit ka bërë paraqitjen më të dobët në histori të klubit në krye me Ole Gunnar Solskjaer.

 “Kur isha në United, kishim Ryan Giggs, Paul Scholes, Rio Ferdinand, Gary Neville dhe Roy Keane në atë kohë. Kemi qenë lojtarë të fortë. Për disa vitet e fundit lojtarët e fortë janë ‘zhdukur’ dhe ndryshimet nuk po ndodhin. U largova para tetë viteve, gjashtë vitet e fundit të karrierës sime kemi fituar 4 Premier Ligë dhe kemi luajtur tri herë në finale të Ligës së Kampionëve. Kanë ndryshuar shumë trajnerë, andaj nuk ka ndryshime. Kanë blerë lojtarë të cilët nuk kanë eksperiencë me dëshirën për të luajtur dhe jo si para gjashtë viteve që blinin lojtarë me emër”, deklaroi ai.

United këtë sezon është në vendin e 12-të me nëntë pikë të grumbulluar në tetë ndeshje të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat