Serbia vajton edhe një klub tjetër që nuk u lejua të hyjë në Kosovë

Futboll

Serbia vajton edhe një klub tjetër që nuk u lejua të hyjë në Kosovë

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 10:56
Ilustrim

Serbia po e kupton mirë se më nuk munden të futen sa herë të ju teket dhe të zhvillojnë ndeshje në shtetin e Kosovës. Dje në mesditë  një flakaresh të mirë e mori Cërvena Zvezda e Beogradit e cila nuk u lejua të futet në Kosovë, për të zhvilluar ndeshjen e Kupës së Serbisë në futboll, kundër Trepçës fantome.

Policia e Kosovës i ndaloi dhe i ktheu pas, nuk kishin leje nga shteti Kosovës. Mediumi serb, “Informer”, sot vajton edhe klubin e hendbollit Topliçanin nga Prokuplja, e cila dje në orët e vona të pasdites nuk u lejua të futet në shtetin tonë.

Ata tentuan përmes kufirit Brnjak, por nuk u lejuan të hyjnë, të cilët synoni që të luani me Mokra Gorën në Zubin Potok në kuadër të Ligës së parë të Serbisë në hendboll (meshkujt).

“Pas futbollistëve të Zvezdës, edhe një klub tjetër serb nuk është lejuar të hyjë në Kosovë! Klubi i hendbollit Topliçanin nuk mundi të hyjë në territorin e Kosovës dhe Metohisë, si dhe futbollistët e Cërvena Zvezdës për ndeshjen me Trepçën në Kupën e Serbisë.

Zëdhënësi i policisë së Kosovës Baki Kelani tha se përfaqësuesit e ekipit të Prokuples nuk kishin lejen e nevojshme për të luajtur ndeshjen”, shkruan mes të tjera si me vaj “Informer”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat