Shkupi “blindoi” Bilalin

Futboll

Shkupi “blindoi” Bilalin

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 13:14
Shkupi “blindoi” Bilalin

Mesfushori Sabit Bilali do të jetë pjesë e FC Shkupi deri në muajin korrik të vitit 2021. Drejtuesit e klubit kanë ‘blinduar’ mesfushorin tetovar edhe për një sezon tjetër, duke mos lënë hapësira për ndonjë largim eventual të tij në përfundim të kampionatit 2019/20.

Bilali iu bashkua FC Shkupi gjatë merkatos të verës, me çka në ndeshjet në Liga Europa ndaj Pyunikut bëri diferencën në fushë me paraqitje shumë të mira, ndërsa edhe në kampionatin vendor dhe kompeticionin e kupës ka qenë titullar i padiskutueshëm te ekipi bardhekaltër.

Bilali shihet një nga shtyllat kryesore të repartit të mesfushës së bashku me talentin tjetër të skuadrës, Besar Iseni.

Kombinimi i tyre në formacion jep më shumë siguri dhe lojë më të mirë të Shkupit për rezultate pozitive që i çojnë drejt objektivave që ndjekim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat