Ja çfarë thotë Koulibaly për transferimin në United

Futboll

Ja çfarë thotë Koulibaly për transferimin në United

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 14:12
Kalidou Koulibaly

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly ka folur rreth spekulimeve që do të transferohet në Manchester United.

Gjatë afatit kalimtar ka pasur disa spekulime nga disa media angleze që “Djajtë e Kuq”, kanë pasur interesim të madh për senegalezin.

Mirëpo qendërmbrojtësi ka thënë se një gjë e tillë nuk e ka shqetësuar dhe fokusimi i tij është të bëj një paraqitje sa më të mirë në kampionatin italian dhe Ligën e Kampionëve.    

“Jam mësuar. Shumë gjëra fliten çdo ditë, të cilat thonë që po largohem. Synimi im është të fitojë me Napolin. Nuk me intereson pjesa tjetër. Synimi kryesor mbetet të mposhtim klubet më të mira në Italia dhe të kemi sukses. Ky sezon është më i vështirë pasi skuadrat janë forcuar. Nuk kam filluar sezonin në mënyrën më të mirë. Juventusi mbetet skuadra për t’u mposhtur. Qëllimi kryesor është kualifikimi në Ligën e Kampionëve. Kemi filluar mirë, mposhtëm Liverpool të cilët janë në formë të mirë. Jemi penduar që nuk kemi mposhtur Genk, por ky është futbolli”, deklaroi ai.

Napoli këtë sezon është në vendin e katër me 13 pikë, gjashtë me pak se Juventus që nuk di për humbje në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat