Reali nuk dëshiron ta rrezikojë Eriksen, mundohet ta transferojë në janar

Futboll

Reali nuk dëshiron ta rrezikojë Eriksen, mundohet ta transferojë në janar

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 14:21
Cristian Eriksen

Real Madrid është duke u munduar ta transferojë mesfushorin e Tottenhamit, Christian Eriksen gjatë afatit të janarit.

Eriksen ka kërkuar largimin gjatë afatit veror, por klubi spanjoll nuk ka bërë ndonjë ofertë, transmeton KosovaPress.

Në fund të sezonit danezi do të bëhet lojtar i lirë, por “Los Blancos”, nuk dëshirojnë ta rrezikojnë lojtarin.

Sipas mediave spanjolle Reali dëshiron ta transferojë Eriksen gjatë afatit dimëror dhe gjiganti anglez pritet të pranojë ofertën pasi rrezikon ta humbas lojtarin pa përfituar ndonjë gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat