“Suksesi i Ribery te Fiorentina, nuk me befason”

Futboll

“Suksesi i Ribery te Fiorentina, nuk me befason”

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 16:00
Franck Ribery

Ish-ylli i Sampdorias, Christian Karembeu është i lumtur që sulmuesi Franck Ribery po kalon në formë të mirë te Fiorentina.

Ribery është transferuar gjatë afatit kalimtar në kampionatin italian, pasi i skadoi kontrata me gjigantin gjerman, Bayern Munich.

Karambeu ka thënë se suksesi i francezit nuk është ndonjë befasi për të, pasi Ribery është kampion dhe mund të bëjë diferencën.

“Çfarë po bën te Fiorentina nuk me befason. E donim në Olympiacos por zgjodhi Fiorentinen. Franck është kampion dhe mund të bëjë diferencën në Itali”, deklaroi ai.

Fiorentina është në vendin e tetë me 11 pikë, tetë me pak se kampioni i Italisë, njëkohësisht lideri i tanishëm, Juventus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat