Polici i Kosovës refuzoi t’ia japë dorën zyrtarit të Zvezdës - Bota Sot
Polici i Kosovës refuzoi t’ia japë dorën zyrtarit të Zvezdës

Futboll

Polici i Kosovës refuzoi t’ia japë dorën zyrtarit të Zvezdës

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 16:26
Polici i Kosovës refuzoi t’ia japë dorën zyrtarit të Zvezdës

Policia e Kosovës dje (e mërkurë) gjatë ditës ka refuzuar të lejojë hyrjen e klubit serb, Crvena Zvezda në territorin e Kosovës, për të zhvilluar një ndeshje zyrtare ndaj klubit ilegal Trepça.

Crvena Zvezda kishte marr rrugë drejt Kosovës për të zhvilluar ndeshjen ndaj Trepçës ilegale nga Zveçani, e vlefshme për 1/16-tën e Kupës së Serbisë.

Megjithatë, hyrja e tyre në territorin e Kosovës është ndalur nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Jarinje.

Policia e Kosovës zbatoi me përpikëri urdhrat nga Qeveria e Shtetit dhe kërkesën nga Federata e Futbollit e Kosovës duke mos lejuar hyrjen e tyre.

Gjatë tentimit të klubit serb dhe zyrtarëve të tyre për të hyrë në Kosovës pati shumë situata të sikletshme.

Njëra nga to padyshim se ishte edhe njëra kur polici i Kosovës refuzoi t’ia zgjas dorën zyrtarit të Crvena Zvezdës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat