Kosova fiton me rezultat të ngushtë ndaj Gjibraltarit 

Futboll

Kosova fiton me rezultat të ngushtë ndaj Gjibraltarit 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 tetor 2019 Në ora: 17:39
Futbollisti Florent Hasani është protagonist i fitores, me golin që realizoi në minutën e 69-të.  

(E plotësuar) -  Kombëtarja e Kosovës shënon fitore me rezultat të ngushtë 1:0 në përballje me modestët e Gjibraltarit, në ndeshjen miqësore që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

2142 shikues ishin në stadium, sidomos tifozët “Dardanët” krijuan atmosferë të lakmueshme. Kosova pas humbjes në sfidën kualifikuese në udhëtim me 5:3, i kthehet fitores por kësaj radhe në miqësore.

Për përzgjedhësin e kombëtares tonë, Bernard Challandes, ky test ka qenë jashtëzakonisht i mirë, për të parë formën e secilit lojtar para sfidës së madhe apo sikur finale me Malin e Zi, që luhet me 14 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020.  

Futbollisti Florent Hasani është protagonist i fitores, me golin që realizoi në minutën e 69-të.  Kosova luajti pa disa lojtarë kryesorë, si Milot Rashica, Vedat Muriqi etj. të cilët u ruajtën për sfidën me Malin e Zi. Kosova pati mundësi të shënojë në minutën e 14-të, kur Bernard Berisha nga vija fundore harkoi bukur por Florent Muslija nga afërsia gjuajti mbi portën e portierit Goldwin.

Në minutën e 22-të, Bernard Berisha ka lëshuar një mundësi të artë për ta kaluar Kosovën në epërsi. Në periudhën e parë të lojës djelmoshat tanë ishin shumë më të mirë por të pafat që të shënojnë. Në pjesën e dytë përzgjedhësi Challandes bëri disa zëvendësime, të cilat dolën edhe të qëlluara. Në minutën e 57-të, Lirim Kastrati goditi mjaft mirë por topi shkon jashtë portës.

Futbollisti Valon Berisha ishte i pafat, se lehtë do të shënonte në minutën e 61-të. Ai nga rreth 16 metra goditi fuqishëm por topi për disa centimetra shkoi jashtë portës së portierit rival. Në minutën e 69-të, shpërthen stadiumi “Fadil Vokrri”. Zëvendësuesi Florent Hasani, që u inkuadrua në lojë në minutën e 46-të, me mjeshtri godet nga rreth 14-15 metra duke e plasuar topin në këndin e poshtëm të majtë të portierit zëvendësues Coleing, 1:0.

Gol që gëzoi pamasë tifozët në stadium që ishte përplot, 12142 shikues.  Një fitore e ngushtë e Kosovës me rezultat 1:0 ndaj Gjibraltarit, por në fakt pak kishte rëndësi rezultati, se sa të shihet forma e secilit futbollist nga përzgjedhësi Challandes. 

Kosova-Gjibraltari    1:0

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 12.142.
Kartonat e verdhë: Casciaro.
Gjyqtar: Juxhin Xhaja (Shqipëria).
Shënues: Florent Hasani (69’).
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Dresheviq, Xhemajli, Kololli (Paçarada 46’), V. Berisha (Voca 63’), Rashkaj, Zhegrova (Rashani 46’), Muslija (Hasani 46’), B. Berisha (Kastrati 46’) dhe Nuhiu.
Gjibraltari: Goldwin (Coleing 46’ – Cafer 77’), Sergeant, Mouelhi (Jolley 75’), Olivero, J. Chipolina, Britto (Pons 58’), Badr, Casciaro (A. Hernandez 58’), R. Chipolina, Hernandez dhe De Barr (Coombes 58’).

90' Pesë minuta lojë shtesë.

82' Kosova po avancon me golin e  Florent Hasanit.

75' Lojë e mirë, Kosova po fiton.

Kosova-Gjibraltari    1:0

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 8.000.
Kartonat e verdhë: Casciaro.
Gjyqtar: Juxhin Xhaja (Shqipëria).
Shënues: Florent Hasani (69’).
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Dresheviq, Xhemajli, Kololli (Paçarada 46’), V. Berisha (Voca 63’), Rashkaj, Zhegrova (Rashani 46’), Muslija (Hasani 46’), B. Berisha (Kastrati 46’) dhe Nuhiu.
Gjibraltari: Goldwin (Coleing 46’), Sergeant, Mouelhi (Jolley 75’), Olivero, J. Chipolina, Britto (Pons 58’), Badr, Casciaro (A. Hernandez 58’), R. Chipolina, Hernandez dhe De Barr (Coombes 58’).
 

71' Kosova afër fitores në miqësore.

69' Florent Hasani me mjeshtri godet nga rreth 14-15 metra duke e plasuar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës së rivalit, 1:0.

 Florent Hasani kalon në epërsi me 1:0 Kosovën.

67' Lojë e mirë, mjerisht mungojnë gola, Kosova pati disa mundësi por pa sukses.

63' Rezultati 0:0.

61' Valon Berisha rast shumë të mirë, por gjuajtja e tij nga rreth 16 metra shkoi për disa centimetra jashtë portës së portierit rival.

59' Pa ndryshim rezultati.

57' Rast i mirë për Kosovën por gjuajtja e Lirim Kastratit shkoj jashtë portës.

54' Lojë me ritëm, por nuk ka ende gola. 

51’ Nuk ka gola. Kosova ka bërë katër zëvendësime.
Kosova-Gjibraltari    0:0

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 12.000.
Kartonat e verdhë: Casciaro.
Gjyqtar: Juxhin Xhaja (Shqipëria).
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Dresheviq, Xhemajli, Kololli (Paçarada 46’), V. Berisha, Rashkaj, Zhegrova (Rashani 46’), Muslija (Hasani 46’), B. Berisha (Kastrati 46’) dhe Nuhiu.
Gjibraltari: Goldwin, Sergeant, Mouelhi, Olivero, J. Chipolina, Britto, Badr, Casciaro, R. Chipolina, Hernandez dhe De Barr.

Filloi pjesa e dytë.

Pjesa e parë përfundoi 0:0.

Kosova-Gjibraltari    0:0

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: Juxhin Xhaja (Shqipëria).
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Dresheviq, Xhemajli, Kololli, V. Berisha, Rashkaj, Zhegrova, Muslija, B. Berisha dhe Nuhiu.
Gjibraltari: Goldwin, Sergeant, Mouelhi, Olivero, Chipolina, Britto, Badr, Casciaro, Chipolina, Hernandez dhe De Barr.
45'  Duket se  pjesa e parë do të përfundoi pa gola.

42' Kosova nuk po jep maksimumin, pasi që ruhet për sfidën e të hënës së ardhshme ndaj Malit të Zi.

 38' Lojë mesatare, një test i mirë për Challandesin, që të shoh formën e lojtarëve të Kosovës. 3:0 me rivënie nga këndi për Kosovën.

34' Lojë mjaft e mirë, por mungojnë golat.

30' Nuk ka ndryshim rezultati, 0:0.

27' Lojë e mirë, ndërsa modestët e Gjibraltarit po qëndrojnë mirë. Për Kosovën është një test i mirë miqësor para sfidës me 14 tetor në Prishtinë, kundër Malit të Zi në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020. 

25' Mbrojtja e Gjibraltarit reagon me shumë zgjuarsi deri me tash.

23' Vazhdon ende pa gola, me pak raste shënimi.

Kosova-Gjibraltari

Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Shikues: 8.000.
Gjyqtar: Juxhin Xhaja (Shqipëria).
Kosova: Ujkani, Hadërgjonaj, Dresheviq, Xhemajli, Kololli, V. Berisha, Rashkaj, Zhegrova, Muslija, B. Berisha dhe Nuhiu.
Gjibraltari: Goldwin, Sergeant, Mouelhi, Olivero, Chipolina, Britto, Badr, Casciaro, Chipolina, Hernandez dhe De Barr.
19' Kosova kërkon sa më parë golin, t'i gëzojë tifozët.

17' Nuk ka gola, 0:0.

13' Rast i mirë për Kosovën, Bernard Berisha nga bija fundore harkoi bukur por Muslija nga afërsia gjuajti mbi portë.

12' Kosova orvatet me të gjitha forcat që të shënojë sa më parë, por edhe Gjibraltari nuk është indiferent.

10' Nuk ka ende gola, një Gjibraltar modest mbahet mirë deri në këto minuta.

8' Kosova dominon, një test miqësore dhe i mirëseardhur para sfidës me Malin e Zi.

5' Lojë mesatare, asnjë rast, Kosova me kërkuese.

Filloi ndeshja, mbi 8 mijë shikues në stadium.

Gjithçka është gati në stadiumin 'Fadil Vokrri', futbollistët në fushë, Kosova-Gjibraltari. Bernard Challandes dëshiron t’ua japë shansin atyre që nuk janë aktivizuar shumë, dhe në anën tjetër t’i ruajë titullarët për sfidën e rëndësishme që “Dardanët” e zhvillojnë të hënën kundër Malit të Zi.

Milot Rashica s’do të luajë asnjë minutë në këtë takim, por do të startojë kundër Malit të Zi, Challandes ka ndërruar pothuajse gjithë 11-shen.

Kosova: Samir Ujkani, Kololli, Dreshevic, Xhemajli, Hadërgjonaj, Rashkaj, Berisha, Muslija, Zhegrova, Bernard Berisha dhe Atdhe Nuhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat