Brazili i Tites nuk e kalon dot pengesën Senegal. Në miqësoren e zhvilluar në Singapor, Seleçao nuk shkoi dot më shumë se një barazim 1:1 ndaj Sadio Mane me shokë, duke mos bindur me lojë dhe rezultat.
Edhe pse e nisi shumë mirë ndeshjen me Firminon që zhbllokoi me një paraboll të bukur rezultatin pas asistimit të Gabriel Jesus pas vetëm 9 minutash lojë.
Brazili krijoi raste por nuk arriti të dyfishonte shifrat dhe në fundin e pjesës së parë Sadio Mane tregoi të gjithë klasin e tij duke shmangur Dani Alves dhe Marquinhos me këtë të fundit që e pengoi në zonë sulmuesin e Liverpoolit, gjyqtari nuk kishte dyshime duke akorduar penallti për Senegalin.
Nga pika e bardhë Diedhiou u tregua i saktë duke barazuar shifrat.
Në pjesën e dytë Brazili u përpoq të gjente golin e fitores por Neymar i cili luajti ndeshjen e tij të 100 me ekipin përfaqësues humbi një rast të artë i vetëm përballë portierit, ndërkohë as ndryshimet e bëra nga Tite nuk sollën asgjë me ndeshjen që u mbyll në barazim 1:1.