Ylli i Juventusit i frustruar që nuk po ka minuta - Bota Sot
Ylli i Juventusit i frustruar që nuk po ka minuta

Futboll

Ylli i Juventusit i frustruar që nuk po ka minuta

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 18:28
Emre Can

Emre Can thotë se është i pakënaqur te Juventusi pasi gjermani nuk po ka minuta të mjaftueshme në Torino.

Can ka bërë vetëm tre paraqitje si zëvendësues për Juven në kampionat pasi u la jashtë skuadrës së Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Mesfushori 25-vjeçar ishte një zëvendësues i minutës së 71-të kundër Interit javën e kaluar, duke luajtur në total vetëm 78 minuta nën trajnerin Maurizio Sarri.

“Unë nuk jam i lumtur në Juventus tani. Unë nuk luaj shumë për momentin”, tha Can.

“Sezonin e kaluar kam luajtur shumë. Sidomos në lojëra të rëndësishme për Juventus. Dhe gjithashtu kam luajtur mirë atje”.

“Unë nuk kam pasur një shans këtë sezon. Por tani mendoj, kur të kthehem në klub, do të marr përsëri shanse”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...