Reja: Ja çfarë pres nga Kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Turqisë...

Futboll

Reja: Ja çfarë pres nga Kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Turqisë...

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 18:43
Reja: Ja çfarë pres nga Kombëtarja e Shqipërisë në ndeshjen ndaj Turqisë...

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shqipërisë, Edi Reja shpreh optimizmin në prag të sfidës ndaj Turqisë, që do të zhvillohet nesër në orën 20:45, në stadiumin e Fenerbahçes, në kuadër të grupit H të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll. Turqia kryeson grupin me 15 pikë, ka gjashtë më shumë se Shqipëria në pozitën e katërt.

“Grupi po funksionon mirë. Po punojmë mirë në të gjitha aspektet. Kemi konsideratë për Turqinë, për lojtarë Burak Jilmaz, Calahanglu dhe Tosun. Po përmend sulmuesit sepse dalin më shpesh para portës.

Janë lojtarë që i njoh. E ndjek kampionatin italian. Ne na duhet të jemi në kondicionin më të mirë të mundshëm. Duhet të shprehim potencialin në fushën e lojës, ndryshe do ta humbim këtë sfidë. Duhet të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz për këtë ekip sepse e meriton”, tha Reja.

Përzgjedhësi me tej flet edhe për mungesat: “Hysajn e dimë mirë rëndësinë që kishte, por kush do të luajë, do të bëjë mirë. Ky është një test i rëndësishëm për ne sepse përmes kësaj ndeshje mund të bëjmë vlerësime, nëse po përmirësohemi në aspektin individual dhe kolektiv.

Do të na japë përgjigje, uroj pozitive që ka ndodhur rritja, duhet të marrim në konsideratë se kemi ndryshuar gjëra, kanë ardhur lojtarë të rinj edhe muajt e kaluar. Pres përmirësime të tjera dhe nëse do të jenë, do të thotë që kemi marrë rrugën e duhur”.

Krahasimi me sfidën e kaluar në Shkodër? “ Nuk kam parë vetëm atë ndeshje, kam parë Turqinë edhe në ndeshje të tjera, kur ka luajtur në shtëpi si me Francën që e ka mundur, që nuk është  lehtë, ka bërë mirë edhe në Shkodër duke fituar 2:0”, theksoi ai.

“Qartësisht që kjo është një ndeshje që duhet përballuar me vendosmëri, duhet të jemi të aftë taktikisht, janë të fortë fizikisht e teknikisht, kanë bërë gol me goditje standarde e janë të rrezikshëm, por këto janë vëmendjet dhe nëse do të jemi të vëmendshëm do të jetë më e lehtë të bëjmë një paraqitje të mirë, bëjmë edhe rezultat.

Ajo që më intereson në mënyrë të veçantë është që të shoh përmirësimet në krahasim me ndeshjen e fundit, pres një paraqitje të mirë gjatë 90 minutave, se nuk duhet të ulim asnjëherë vëmendjen, se bëhet e rrezikshme se janë të aftë”, ka thënë Reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat