Trajneri i Gjibraltarit befason me deklaratën pas ndeshjes me Kosovën

Futboll

Trajneri i Gjibraltarit befason me deklaratën pas ndeshjes me Kosovën

Më: 10 tetor 2019 Në ora: 22:03
Trajneri i Kombëtares së Gjibraltarit, Christian Wink

Trajneri i Kombëtares së Gjibraltarit, Christian Wink, është deklaruar i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, në humbjen 1:0 kundër Kosovës në ‘Fadil Vokrri’.

Gjibraltari me një mbrojtje të ngjeshur, ka arritur t’i bëjë ballë Kosovës deri në minutën e 69’, kur Florent Hasani zhbllokoi ndeshjen.

“Ka qenë kohë e shkurtër e përgatitjes dhe kemi pasur pengesa në realizimin taktik të lojës, por them se loja prapë me ka pëlqyer, pasi qëllimi ynë ka qenë të mbyllemi sa më mirë”, ka deklaruar Wink.

Kosova ka lojtarë shumë të mirë fizikisht të fortë që luajnë në kampionate të forta dhe unë kam simpati ndaj lojtarëve të Kosovës, por nuk e di nëse do të mund të kualifikohet apo jo në evropian”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat