Phil Foden po i bën të gjithë për vete.
Mesfushori i datëlindjes 2000 me fanellën e Manchester Cityt ka mahnitur edhe Pep Guardiolën aq sa duket se Foden është një talent i lindur që pritet të ketë një karrierë mbresëlënëse.
Lojtari në fakt ka gjetur pak hapësira në formacionin e Citizens gjatë muajve të fundit aq sa ka menduar largimin nga Etihad Stadium por Guardiola në një intervistë për gazetën The Sun ka frenuar zërat e merkatos në lidhje me të duke theksuar se Foden nuk mund të shitet për një arsye pasi ai është e ardhmja e klubit dhe drejtuesit e Citizens nuk do të privoheshin nga ai as për 500 milionë euro.
Një sinjal ky se Guardiola e vlerëson maksimalisht talentin e përfaqësueses U-21 të Anglisë.
“Nuk e kemi rinovuar kontratën me të aksidentalisht”, tha Guardiola që ka kërkuar sa më parë kontratë të re për Foden.
“Ai është lojtari i vetëm që nuk bën të shitet në asnjë mënyrë, i vetmi. As për 500 milionë euro”.