Simeone: Humbja e Hernandez është më e madhe se Griezmann

Futboll

Simeone: Humbja e Hernandez është më e madhe se Griezmann

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 11:31
Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se humbja e Lucas Hernandez është humbja më e madhe gjatë afatit kalimtar.

Hernandez u transferua gjatë afatit veror në Bayern Munich për 75 milionë euro.

Tekniku argjentinas beson që humbja e Hernandez është më e keqe se e ish-yllit të skuadrës Griezmann.

“Largimi i Lucas është më i vështiri pasi ishte djalë nda akademia. ‘Dhemb’, më shumë se Griezmann”, deklaroi ai.

Simeone gjithashtu foli edhe për transferimin e francezit te rivali, Barcelona. Ai tha se beson që sulmuesi do të ketë sukses.

“Kam folur me të për çështjen e largimit. Dëshiron të jetë aty. Është djalë që nuk flet shumë, është i qetë. Nuk kam dyshim që do t’ia dal mirë, por e gjitha varet nga Ernesto Valverde”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat