Muller shihet larg Bayern Munchen

Futboll

Muller shihet larg Bayern Munchen

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 12:35
Muller

Sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller ka pranuar se është duke i konsideruar mundësitë te gjiganti gjerman.

Muller është i lidhur me një kalim te Liverpool ose Manchester United gjatë afatit dimëror.

Gjermani është duke qëndruar rezervë, andaj dëshiron të luaj më shumë dhe një gjë të tillë mund ta bëjë duke u larguar nga “Allianz Arena”.

“Trajneri ka vendim të vështirë para çdo ndeshje. Në pesë ndeshjet e fundit vendimi nuk me ka bërë të lumtur. Nëse trajneri më sheh vetëm duke qëndruar në stol, atëherë duhet të mendoj. Jam shumë ambicioz për këtë gjë”, deklaroi ai.

Bayern këtë sezon është në vendin e tretë me 14 pikë në shtatë ndeshje të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat