Simeone: Klopp, trajneri që admiroj

Futboll

Simeone: Klopp, trajneri që admiroj

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 15:14
Diego Simeone

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone ka thënë se admiron trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Klopp arriti sezonin e kaluar të fitojë Ligën e Kampionëve, ndërsa këtë sezon është në vendin e parë në Premier Ligë, tetë pikë më shumë se City.

Simeone në një intervistë është pyetur se cili është trajneri që admiron më së shumti. Ai tha se pa asnjë dyshim është tekniku gjerman, transmeton KosovaPress.

“Klopp, pa dyshim. Ka humbur disa trofe por ka fituar edhe disa nga to, por gjithmonë luan në të njëjtin stil. E shoh të afër me lojtarët”, deklaroi ai.

Atletico Madrid këtë sezon është në vendin e tretë në tabelë me 15 pikë, një me pak se Barcelona që renditët në vendin e dytë dhe tri me pak se Real Madrid që nuk di çfarë është humbja në kampionatin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat