Çka keni bre ju Ferizaj, që kurrë nuk u bëtë rehat!

Futboll

Çka keni bre ju Ferizaj, që kurrë nuk u bëtë rehat!

Nga: K. Goca Më: 11 tetor 2019 Në ora: 15:23
Çka keni bre ju Ferizaj, që kurrë nuk u bëtë rehat!

Hendbolli në krizë, futbolli në krizë, e ku nuk jeni në krizë! Gati sa u bë dasmë kur u firmos marrëveshja me anglezët në lidhje me klubin e futbollit të Ferizajt, tash po del diçka tjetër. A mos vallë, se bëtë dasmë pa nuse!?  Në faqen e KF Ferizajt shkruan për krizën e klubit.

“FC Ferizaj në 'krizë' , afër bojkotit!

Futbollistët e skuadrës sonë janë duke kërkuar pagat e tyre. Problemet financiare janë duke e përcjellur klubin tonë edhe në këtë kampionat, edhe përkundër premtimeve të shumta.

Ndërsa investitorët Anglez ende nuk kanë shprehur gatishmërinë për t'i ndihmuar klubit tonë me mjete financiare ata po dhënë vetëm premtime te kota.

Sipas informacioneve brenda klubit, nëse futbollistët pagat nuk i marrin me kohë mund të vijë edhe tek më e keqja - bojkoti nga futbollistët.

Siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, po përsëritet edhe këtë vit. Vonesat e pagave për futbollistët, të cilët janë të pakënaqur me gjendjen e klubit.

Në ditët në vazhdim do të shikohet se çfarë do të ndodhë”, shkruan në KF Ferizaj. Çka keni bre ju Ferizaj, që kurrë nuk u bëtë rehat!
A thua, a e dini kur do të bëheni rehat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat