Nehat Mustafa nuk kishte luajtur mendsh, por lexojeni edhe një herë çfarë ju kërkonte disa burrave!

Futboll

Nehat Mustafa nuk kishte luajtur mendsh, por lexojeni edhe një herë çfarë ju kërkonte disa burrave!

Nga: Kemajl Goca Më: 11 tetor 2019 Në ora: 15:39
Nehat Mustafa nuk kishte luajtur mendsh, por lexojeni edhe një herë çfarë ju kërkonte disa burrave!

Kur kërkon ta mësosh të vërtetën, dikush mendon se ke luajtur mendsh! Kur Nehat Mustafa, ish zëvendësministri i Ministrisë së Arsimit, kishte shtruar një mori pyetjesh se si u privatizua klubi i futbollit Ferizaj dhe cilat do të jenë detyrat e secilit, dikush mendonte se nuk ka pasur çfarë të bëjë ky tipi, edhe iu paska tek me shkruar diçka e me shit mend.

Pikërisht me 13 korrik Nehat Mustafa bëri pyetje e pyetje se si ndodhi privatizimi! Askush nuk ia vari, askush nuk u përgjigj dhe që besa disa në klubin e Ferizajt, ishin të gëzuar e të dalldisur, se u bënë Barcelona e Kosovës. Askujt nuk i kishte shkuar mendja se me 10 tetor, në faqen e facebookut të klubit të Ferizajt, do të shkruan mes të tjerash: “Investitorët anglez ende nuk kanë shprehur gatishmërinë për t'i ndihmuar klubit tonë me mjete financiare ata po dhënë vetëm premtime te kota.

Sipas informacioneve brenda klubit, nëse futbollistët pagat nuk i marrin me kohë mund të vijë edhe tek më e keqja - bojkoti nga futbollistët”. A kishte të drejtë Nehat Mustafa? Mustafa kërkonte transparencë dhe transparencë!

Çuditërisht tani po del se klubi është në krizë dhe lojtarët janë para bojkotit! Po ta dëgjoni me kohë Mustafën sot gjërat do të ishin më ndryshe dhe jo siç raportohet në faqen e facobookut të KF Ferizajt. Po i ribotojmë edhe një herë pyetjet e Nehat Mustafës, që i bëri publikisht me 13 korrik. Këtë letër është mirë ta lexojnë edhe i pari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, edhe kompetentët për sport që janë në komunë dhe të dalim të paktën me përgjigjen, se kush e ka fajin apo përgjegjësinë për këtë krizë! 

“Lajmi se mund të filloj procesi i privatizimit të KF "Ferizaj" është pritur me interesim nga sportdashësit e shumtë ferizajas. Brenda pak ditësh u fillua dhe u përfundua me pompozitet të madh ky proces, duke u shpallur edhe zyrtarisht privatizimi i klubit. Duke e ditur që klubi ka qenë publik, atëhere logjikisht është dashur të jetë njē transparencë më e madhe për tërë procesin: 
- nuk ështē treguar se sa ka qenē vlera e njē aksioni;
- nuk është treguar sa është vlera totale e aksioneve;

-kush janē aksionerët vendorë , nga sa aksione zotērojnë dhe sa është vlera e investimit të tyre; 
- cilat janë kriteret e përzgjedhjes së aksionerëve vendor;- si u bë që të njëjtit që shuan klubin u bënë dhe aksioner;

- nëse këta janë aksionerët që kanē ndihmuar më së shumti klubin, pse nuk janë bërë publike asnjëherë shumat që ata kanë dhënë për klubin;
- a ju është ofruar mundësia që të jenë aksioner edhe atyre që e kanë mbajtur këtë klub gjatë periudhës së okupimit (1991-1999), apo disa të tjerëve që kanë kontribuar pas çlirimit ( nga viti 1999), shumë herë më shumë se disa prej atyre pēr të cilët po flitet se janë aksioner;
- Komuna e Ferizajt për çdo vit ka ndihmuar këtë klub me dhjetëra mijëra euro, prandaj a do të jetë tani Komuna e Ferizajt pjese e këtyre aksionerēve qoftë edhe me ndonjë numër simbolik të aksioneve;

- a ju është ofruar mundësia me qenë aksioner qoftë edhe në formë simbolike ish lojtarëve të shumtë të cilët për dekada me radhë kanë mbrojtur ngjyrat e këtij klubi . Jam i bindur që sikur aksionet të kishin çmim dhe të ishte procesi transparent, atëherë grupe të ndryshme të ish lojtarëve do të bashkonin mjetet dhe mbase do të blinin bashkarisht ndonjë aksion ( këtë ma kanë thënë disa ish lojtar);
- cili është raporti i tanishëm i klubit me stadiumet e qytetit; 
- kush janë investitorët anglez të cilët do të kenë 51 % të aksioneve. Pra, ata a janë këtu si individ apo përfaqësojnë biznese të ndryshme;
- sa është shuma e investimit të tyre fillestar dhe kush e ka caktuar atë?

Ka edhe shumë gjëra të tjera të cilat besoj që duhet të sqarohen nga "privatizuesit" e KF "Ferizaj", por mbi të gjitha është obligim ligjor i qeverisë komunale të flas më shumë për këtë proces, sepse siç e kemi parë, së paku publikisht amini i fundit është dhënë nga qeveritarët komunal.
PO privatizimit të KF "Ferizaj", por një PO edhe më e madhe transparencës së gjithë procesit (të cilën e kërkojmë nga "privatizuesit" dhe qeverisja komunale).

PS: do të ishte mirë që të kontribuojnë në këtë temë të gjithë ata që kanë njohuri juridike për proceset e tilla të privatizimit të klubeve publike!”, këto janë pyetjet e Mustafës me 13 korrik të këtij vitit, që këto nuk i lanë përshtypje KF Ferizajt, e sot janë në krizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat