Ancelotti dhe Napoli ndahen në fund të sezonit, De Laurentis me sytë nga ish-trajneri Juves!

Futboll

Ancelotti dhe Napoli ndahen në fund të sezonit, De Laurentis me sytë nga ish-trajneri Juves!

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 16:18
Carlo Ancelotti

Napoli dhe Carlo Ancelotti duken të destinuar për t’i ndarë rrugët e tyre në fund të këtij sezoni. Diçka të tillë e konfirmojnë edhe mediat në Itali, të cilat së fundmi kanë raportuar se De Laurentis ka nisur të kërkojë edhe zëvendësuesin.

Emra si Simone Inzaghi, apo Roberto De Zerbi janë përmendur, por ëndrra e presidentit të Napolit përflitet se është Massimiliano Allegri.

Ish-trajneri i Juventusi është për momentin i lirë, megjithëse në Angli e kanë bërë fakt që mund të marrë drejtimin e Manchester United. De Laurentis duket se e kërkon me çdo kush dhe nuk përjashtohet skenari që Allegri të bindet për të marrë drejtimin e Napolit.

Padyshim kjo gjë do të bënte bujë të madhe, sidomos pas kalimit të Sarrit te Juventusi, me teknikun që njihet për lidhjen e tij që ka me Napolin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat