Cikalleshi: Jemi të mërzitur, Manaj mund të bënte më mirë

Futboll

Cikalleshi: Jemi të mërzitur, Manaj mund të bënte më mirë

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 23:36
Sokol Cikalleshi

Sokol Cikalleshi ka bërë të ditur se skuadra është e mërzitur pas humbjes kundër Turqisë.

Ylli i Shqipërisë, Cikalleshi, ka shprehur keqardhjen për humbjen në Stamboll, duke thënë se patën ndeshje të mirë, por iu kushtuan rastet e lëshuara dhe gabimi në fund.

Sipas Sokolit, Rey Manaj mund të bënte më mirë, por tashmë gjithçka mbetet në të shkuarën.

Nuk e kishin llogaritur turqit që Shqipëria të luante kështu?

“E kishim organizuar ndeshjen, që ta kapnim ekipin kundërshtar lart, dhe besoj se kjo ishte një nga arsyet që i vumë në vështirësi. Jemi të mërzitur për rezultatin, sepse sot na duheshin 3 pikët. Kështu është futbolli, ne nuk shënuam dhe ata e bënë. Pak rëndësi kush e bëri gabimin, por nuk e meritonim” tha Cikalleshi.

Kishte dy momente që Manaj mund të shërbente…

“Kur mbaron ndeshja mund të gjejmë shumë gjëra për të bërë më mirë. Po të shënonte ai, nuk do thonim gjë. Ai është një moment, dhe aty në të qindtat e sekondat duhet vendosur. Nuk është e thjeshtë” shtoi Sokoli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat