Kjo është deklarata e Southgate pas humbjes nga Çekia

Futboll

Kjo është deklarata e Southgate pas humbjes nga Çekia

Më: 11 tetor 2019 Në ora: 23:40
Gareth Southgate

Anglia i ka thyer zemrat e tifozëve pas humbjes nga Çekia me rezultat 2-1.

Kjo fitore minimale e vendasve, por e mjaftueshme, do t’u ndihmojë jashtëzakonisht shumë çekëve në vazhdim të fazës së grupeve.

Pas ndeshjes, selektori i “Tre Luanëve”, Gareth Southgate, e pranoi se skuadra e tij nuk e meritoi fitoren:

“Performanca jonë nuk ishte e mirë sa duhej, është kaq e thjesht. Golat që pranuam janë tipike si shanset që humbëm. Duhet të pranojmë se si grup nuk kemi luajtur shumë mirë. Tentuam të ndryshojmë formën që nuk po funksiononte, e filluam pjesën e dytë shumë më mirë dhe patëm raste të mira për ta fituar këtë ndeshje, por nuk ia dolëm”, ka thënë Southgate

Tani në krye të Grupin A janë Anglia e Çekia me nga 12 pikë, derisa Kosova ka tetë pikë me tre ndeshje deri në fund, kurse nga dy nga këto tre i ka pikërisht përballë kombëtareve të lartëcekura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat