Ferdinand: Manchester United do të ishte naiv, po ta besonte këtë

Futboll

Ferdinand: Manchester United do të ishte naiv, po ta besonte këtë

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 09:28
Ole Gunnar Solskjaer

Rio Ferdinand nuk beson se Manchester United është aq naiv, sa të mendojë se Ole Gunnar Solskjaer mund ta kthejë skuadrën brenda natës në lartësinë që kishte më parë dhe t'i japë rezultatet e shumëpritura. Për këtë duhet kohë. “Djajtë e Kuq” kanë regjistruar fillimin më të keq të një sezoni në 30 vite, duke u renditur për momentin në vendin e 12-të. Ferdinand, që luajti si qendërmbrojtës te kjo skuadër, dëshiron t’i jepet koha e duhur norvegjezit: 

"Nuk ka asnjë mënyrë që klubi të mendonte se Manchester United do të kishte shkëlqim të menjëhershëm. Drejtuesit nuk janë aq naivë, sa të mendojnë se Solskjaer do t’i ndryshonte gjërat brenda natës. Pa dyshim do të ketë dhimbje të tilla të hershme, një situatë ku rezultatet nuk janë të duhurat, veçanërisht me lojtarë të rinj, të afruar merkaton e verës. Kjo është arsyeja pse unë nuk shoh se ka ndryshime menjëherë. Kjo punë nuk bëhet në letër, as përmes ndonjë aplikacioni, që situata të ndryshojë kaq shpejt".

Ferdinand identifikoi 21-vjeçarin Daniel James, si lojtarin më të mirë të “Djajve të Kuq” në këtë sezon: "Skuadra ka disa të rinj të mirë. Unë nuk mendoj se e kanë pritur kaq shpejt atë që kanë marrë nga Daniel James. Ai ka qenë shumë produktiv, ndoshta më i miri deri më tani. Ole me siguri ka nevojë për një merkato tjetër, për të afruar më shumë lojtarë cilësorë. Pastaj mund ta gjykoni me të vërtetë atë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat