E kërkoi me ngulm në merkaton e verës, ja blofi i parë i Contes tek Interi

Futboll

E kërkoi me ngulm në merkaton e verës, ja blofi i parë i Contes tek Interi

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 10:49
Antonio Conte

Antonio Conte po bën mjaft mirë në këtë fillim sezoni me Interin e tij, teksa ka grumbulluar 18 pikë në Serie A nga 21 të mundshme dhe është vetëm një pikë larg kreut që mbahet nga Juventus.

Gjithsesi, jo çdo gjë ka shkuar sipas planeve për teknikun italian. Një ndër kërkesat e Contes në merkaton që kemi lënë pas ishte padyshim Valentino Lazaro. Ish-anësori i Hertha Berlin, erdhi në “San Siro” për më shumë se 20 milionë euro, por ende nuk ka debutuar në kampionat.

E vetmja sfidë zyrtare që Lazaro ka luajtur me fanellën zikaltër është në Champions ndaj Slavias së Pragës, ku erdhi në fushë nga stoli. Në mediat italiane është përfolur që në janar mund të kemi një huazim te Hertha, por agjenti i austriakut e ka hedhur gjithçka poshtë.

“Këto që thuhen në media janë absurde. Lazaro erdhi tek Interi për Conten dhe për të fituar Serinë A”. Këto ishin fjalët e agjentit të 23-vjeçarit. Ndoshta situata mund të ndryshojë, por për momentin duket se Conte ka dalë blof me Valentino Lazaron...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat