Pesë pyetje për KF Ferizajn, që dojnë përgjigje konkrete për publikun!

Futboll

Pesë pyetje për KF Ferizajn, që dojnë përgjigje konkrete për publikun!

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2019 Në ora: 11:33
Pesë pyetje për KF Ferizajn, që dojnë përgjigje konkrete për publikun!

Nuk është lajm i mirë se klubi i futbollit Ferizaj është në krizë. Ky lajm nuk pritet mirë jo vetëm nga dashamirët e futbollit të Ferizajt por në përgjithësi sportin e Kosovës. Sepse Ferizaj është një qytet për nga fuqia financiare i dyti më i fuqishmi në Kosovë.  Në faqen e facebookut të klubit të futbollit Ferizaj u shpreh shqetësimi i madh: “Futbollistët e skuadrës sonë janë duke kërkuar pagat e tyre.

Problemet financiare janë duke e përcjellur klubin tonë edhe në këtë kampionat, edhe përkundër premtimeve të shumta.

Ndërsa investitorët Anglez ende nuk kanë shprehur gatishmërinë për t'i ndihmuar klubit tonë me mjete financiare ata po dhojn vetem premtime te kota.

Sipas informacioneve brenda klubit, nëse futbollistët pagat nuk i marrin me kohë mund të vijë edhe tek më e keqja - bojkoti nga futbollistët.

Siç ka ndodhur edhe në vitet e kaluara, po përsëritet edhe këtë vitë. Vonesat e pagave për futbollistët, të cilët janë të pakënaqur me gjendjen e klubit.

Në ditët në vazhdim do të shikohet se çfarë do të ndodhë”.
Pesë pyetje për drejtuesi e klubit të futbollit Ferizajt, që kësaj radhe nuk po iu drejtohem me emër, por duan ta sqarojnë fije e për pe opinionin, se ku i kanë punët!

1.Ferizaj u privatizua (me 7 korrik), cilat janë përgjegjësit e gjithsecilit dhe sa mjete janë parapa financiare të paktën për një vit, a keni një cak?

2.  U tha botërisht se 51 për qind të aksioneve i kanë investitorët anglez, 49 për qind mbetet nga ana tjetër, për sy shumë e bukur. Çfarë nënkupton kjo, cila është përgjegjësia financiare, për faktin se futbollistët raportohet se nuk kanë marr rroga dhe bojkotin duket se e keni të hundët?

3. A është i përzier edhe Kuvendi Komunal apo i liruar tërësisht nga kjo barrë, a do të thotë se politika nuk ka lidhje me juve dhe është e pafajshme?

4. A keni planin B nëse nuk përmbushen obligimet nga investitorët, si do të veproni gjatë ditëve të ardhshme?

5.  Si do të veproni pas letrës së fundit që publikuat të investitorëve anglez, ku është faji i kësaj ngecje, sepse të gjithë presin një KF Ferizaj model për të tjerët?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat