Në ditën e 14 tetorit kur luan në Prishtinë, Malin e Zi e lidh diçka e çuditshme

Futboll

Në ditën e 14 tetorit kur luan në Prishtinë, Malin e Zi e lidh diçka e çuditshme

Nga: Kemajl Goca Më: 12 tetor 2019 Në ora: 12:15
Në ditën e 14 tetorit kur luan në Prishtinë, Malin e Zi e lidh diçka e çuditshme

Në orën 20.45 (me 14 tetor), në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, do të zhvillohet ballafaqimi mes kombëtares së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2020 në futboll. 

Megjithatë Malin e Zi e lidh diçka shumë e çuditshme me datën 14 tetor! 
Ajo çka e lidh është se nga 14 tetori i vitit të kaluar nuk ka shënuar fitore apo do të jetë dita e 365 ose një vit fiks. 

“Për gati një vit (362 ditë), Mali i Zi nuk ka regjistruar fitore, që nga triumfi i tyre ndaj Lituanisë në Ligën e Kombeve më 14 tetor 2018”, shkruan Vijesti nga Mali i Zi.

Me 14 tetor, 2018, Mali i Zi kishte fituar me 4:1 në Vilnius ndaj Lituanisë, ndërsa të premten mbrëma (dje) luajti pa gola (0:0) me Bullgarinë. Nëntë ndeshje pa fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat