Liburni barazon me Stalitska Minsk

Futboll

Liburni barazon me Stalitska Minsk

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 16:17
Liburni barazon me Stalitska Minsk

Në kryeqytetin bjellorus Minsk, Liburni zhvilloi ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të Main Round të UEFA Futsal Champions League, duke barazuar me nikoqirin Stalitska Minsk me rezultat 1:1.

"Liburni tregoi pjekuri dhe lojë të fortë, pavarësisht tempos së shpejtë të lojës së kundërshtarit, duke marrë parasysh edhe mungesat në ekip ditën e sotme.

Golashënues i Liburnit sot ishte Malush Qerimi, ndërsa lojtar i ndeshjes pa as edhe më të voglin dyshim ishte portjeri Bajram Ramadani, me pritjet e tij spektakolare gjatë 40 minutave lojë.

Liburnit në Grupin 7, i mungoi edhe fati, ku gjatë tri ndeshjeve ka pasur momente të shumta shënimi, por që fatkeqësisht nuk u konkretizuan me gol.
Edhe mungesat dhe lëndimet mund të jenë faktor, si lëndimet e Nexhip Selimit, Ramadan Alaj, mungesat e Zef Prenrecaj dhe Kemajl Gashit, por Liburni prapë nuk u mposht dhe jemi krenar me djemtë tanë që dalin nga Minsku me kokën lartë.

Liburni përfundoi i treti në tabelë, me 3 pikë, me 9 gola të shënuara dhe 9 të pësuara, 1 pikë më pak se vendi i dytë dhe 4 më pak se fituesi i grupit.

Shfrytëzojmë rastin të falenderojmë nikoqirin e grupit Stalitska Minsk, për mikpritjen e tyrë miqësore dhe gadishmërinë e tyre për të na ndihmuar.
Tani na mbetet të kthehemi në atdhe dhe të luftojmë për synimet e përvjetshme në Superligën tonë", shkruan në faqen e Liburnit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat