Puyol: Refuzova rolin e drejtorit sportiv, jam si Messi!

Futboll

Puyol: Refuzova rolin e drejtorit sportiv, jam si Messi!

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 16:23
Carles Puyol

Ish-kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol, është një zotëri i vërtetë. Ai mbahet mend si një nga lojtarët më "Fair-play" në histori, pasi nuk merrej me gjyqtarët dhe tregonte karakter në fushën e lojës. Ish-mbrojtësi ka refuzuar rolin e drejtorit sportiv në klubin e Barcelonës, pavarësisht se drejtuesit ia kanë ofruar. 

"Refuzova rolin e drejtorit sportiv, pasi kam plane të tjera. Nuk dua të fokusohem direkt në klub. Pique? E dimë të gjithë si është. Ai flet në mënyrë të drejpërdrejtë gjithmonë. Unë jam pak a shumë si Messi, më i tërhequr", - tha "Luftëtari". 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat