Isco do të largohet nga Real Madrid

Futboll

Isco do të largohet nga Real Madrid

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 17:27
Isco

Isco dëshiron të largohet nga Santiago  Bernabeu.

Isco Alaracon ka vendosur përfundimisht se e ardhmja e tij nuk do të jetë në Madrid, për shkak të minutave të pakta që ka në dispozicion, shkruan ‘Calciomercato’.

Mesfushori ka luajtur vetëm tri herë në ligë gjatë këtij edicioni, nën urdhrat e Zinedine Zidane, dhe nuk ka kompletuar asnjëherë 90 minuta.

27 vjeçari ka insistuar se ai do të qëndrojë e të konkurrojë për vendin e tij në sezonin e kaluar, por tani duket se gjërat kanë ndryshuar.

Zidane nuk kalkulon në mesfushorin spanjoll dhe ky i fundit duket se do të kërkojë një tjetër skuadër qysh në janar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat