Pasi kishte thënë se bën tifo për Serbinë, komentatori shqiptar përfiton nga humbja e Shqipërisë

Futboll

Pasi kishte thënë se bën tifo për Serbinë, komentatori shqiptar përfiton nga humbja e Shqipërisë

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 17:57
Shqipëria

Komentatori i njohur shqiptar Kosta Grillo ka “goditur” sërish.

Teksa shkaktoi polemika disa kohë më parë, me deklaratën në një studio televizive, se bën tifo për Serbinë, kësaj herë, Grillo ka arritur të parashikojë saktë humbjen e djeshme të Shqipërisë ndaj Turqisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Grillo ka ndarë me miqtë e tij skedinën e vendosur në Qipro, për disfatën e kuqezinjve, teksa opsioni i vendosur nga komentatori ishte x-1 (barazim në pjesën e parë dhe fitore të Turqisë në pjesën e dytë).

“Ja si e parashikova ndeshjet me kardashët”, shkruan Grillo në “Facebook”.

Kujtojmë që në Shqipëri bastet sportive janë të ndaluara prej disa muajsh, ndërkohë që Grillo ka zgjedhur Qipron për t’u “dëfryer”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat