‘Nëse futbollistët e Kosovës ndikohen nga deklarata e fundit e trajnerit malazez, e kemi punën keq’

Futboll

‘Nëse futbollistët e Kosovës ndikohen nga deklarata e fundit e trajnerit malazez, e kemi punën keq’

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 19:26
Faruk Hadzibegic

Ndihmësi i trajnerit të Kombëtares së Kosovës në futboll, Muharrem Sahiti në një intervistë së fundmi ka thënë se trajneri i Malit të Zi, Faruk Hadzibegic, i ka provokuar “Dardanët”.

Kosova pret në “Fadil Vokrri” Malin e Zi të hënën mbrëma me fillim nga ora 20:45, në ndeshjen e vlefshme të Grupit A për kualifikimet në “Euro 2020″, raporton Periskopi.

Në një prononcim për ‘insort’, Sahiti ka thënë se krahasimi që Hadzibegic i ka bërë Kosovës me Gjermaninë dhe Brazilin mund të ndikojë keq te futbollistët.

“Po, mund të jetë faktor. Ne e njohim atë edhe si ish futbollist, do të thotë ka qenë një futbollist jashtëzakonisht i mirë, ka qenë një personalitet i mirë, por që një deklaratë e tij dha që të kuptohet në një formë, sikur na ka provokuar në aspektin sportiv kur thotë se Kosova e ka nivelin e Gjermanisë apo Brazilit,” u shpreh fillimisht ai.

“Është një lloj presioni, pasi ai sinjal shkon te futbollistët dhe atë mendojnë se vërtetë janë ashtu, atëherë do ta kemi problem.

“Por, që këto situata i menaxhon jashtëzakonisht mirë selektori Challandes.

“Në takimin që kemi pasur me futbollistët ai është marrë me këtë deklaratë dhe i ka vetëdijësuar gjithë futbollistët që të mos e marrin si drejt reale por e ka pasur me qëllim që të lëshohemi me kuptimin të mos angazhohemi dhe ne jemi kualitet dhe vetëm me kualitet mundemi me fitu.

“Është shumë për t’u vlerësuar pozitivisht selektorin”, ka deklaruar Sahiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat