Klose: Lewandowski është 10 herë më i mirë sesa isha unë

Futboll

Klose: Lewandowski është 10 herë më i mirë sesa isha unë

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 22:26
Miroslav Klose dhe Robert Lewandowski.

Miroslav Klose ka thurur një varg lëvdatash për yllin e Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Klose, i cili është me prejardhje nga Polonia, mbronte dikur ngjyrat e Gjermanisë, por edhe vishte fanellën e Bayern Munich.

Lewa dallon shumë pak me të, pasi ky i fundit zgjodhi ngjyrat e Polonisë, kurse në nivel klubesh aktualisht mbron ngjyrat e Bayern.

Të dy lojtarët polak karrierën  e tyre zhvilluan në Bundesliga, por Klose beson se Lewa është 10 herë më i mirë sesa ai vet ishte dikur.

“Robert Lewandowski luan pak sikur unë, por ai është 10 herë më i mirë sesa isha unë” ka thënë Klose për ‘SportBild’.

“Ai është sulmues i kompletuar, përdor dy këmbët dhe është i fortë në ajër, si dhe ka goditje të mira” ka thënë tutje ish anëtari i Gjermanisë.

Klose largohej nga Bayern në vitin 2011, për t’iu bashkuar Lazios, tri vite para se Lewa të arrinte në ‘Allianz Arena’.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat