Italia nuk di të ndalet, siguron kualifikimin për në Euro 2020

Futboll

Italia nuk di të ndalet, siguron kualifikimin për në Euro 2020

Më: 12 tetor 2019 Në ora: 22:50
Foto

Italia është ekipi i dytë që siguron kualifikimin për në Euro 2020 pas Belgjikës ku në shtatë takime ka po aq fitore.

Ekipi i Mancinit mposhti mbrëmjen e sotme Greqinë me rezultatin 2-0, me golat e shënuar nga Jorginho dhe Bernardeschi.

Kur kanë mbetur edhe tre sfida për tu luajtur në vendin e dytë është Finlanda me 12 pikë, ndjekin Armenia me Bosnjen me nga 10-pikë.

Teksa Greqia është me 5 pikë në vendin e pestë dhe mbyll Lihtenshtejn me një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat