EURO 2020: Cilat Kombëtare janë kualifikuar?

Futboll

EURO 2020: Cilat Kombëtare janë kualifikuar?

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 00:08
Cristiano Ronaldo

Kampionati Evropian 2020 nuk do të fillojë deri në qershor të vitit të ardhshëm, mirëpo shumë skuadra do ta sigurojnë vendin në këtë turne në tetor dhe në nëntor.

EURO 2020, që do të mbahet në një numër të vendeve të ndryshme në Evropë, do t’i ketë 25 Kombëtare konkurruese, në mesin e të cilat pritet të jenë disa ndër fuqitë më të mëdha të futbollit të botës.

Megjithatë, gjithnjë ka hapësirë për zhgënjime, edhe pse numri i skuadrave pjesëmarrëse është rritur.

Kombëtaret e kualifikuara për EURO 2020

Gjithsej 20 Kombëtarja – top dyshet nga secili prej 10 grupeve – do të kualifikohet automatikisht për Kampionatin Evropian 2020.

Të kualifikuara nga grupet

GrupiFituesiVendi I dytë

ANuk dihet endeNuk dihet ende

BNuk dihet endeNuk dihet ende

CNuk dihet endeNuk dihet ende

DNuk dihet endeNuk dihet ende

ENuk dihet endeNuk dihet ende

FNuk dihet endeNuk dihet ende

GNuk dihet endeNuk dihet ende

HNuk dihet endeNuk dihet ende

IBelgium*Nuk dihet ende

JItalyNuk dihet ende

*Mund të përfundojë në vendin e dytë të grupit

Të kualifikuara nga play-offs

Përveç 20 skuadrave që do të kualifikohen në këtë turne nga 10 grupet, edhe katër skuadra të tjera do të kualifikohen përmes play-offs.

Plot 16 Kombëtare do të jenë të përfshira në fazën e play-offs dhe vendin e tyre e kanë arritur përmes Ligës së Kombeve të UEFA-s – edhe pse identiteti i atyre skuadrave mund të ndryshojë.

Shorti për play-offs do të jetë më 22 nëntor të vitit 2019 me ndeshjet që pastaj do të zhvillohen në mars të vitit 2020.

RadhitjaRruga ARadhitjaRrugah B

1Nuk dihet ende1Nuk dihet ende

2Nuk dihet ende2Nuk dihet ende

3Nuk dihet ende3Nuk dihet ende

4Nuk dihet ende4Nuk dihet ende

RadhitjaRruga CRadhitjaRruga D

1Scotland1Nuk dihet ende

2Nuk dihet ende2Nuk dihet ende

3Nuk dihet ende3Nuk dihet ende

4Nuk dihet ende4Belarus

Grupi A

Anglia nuk arriti ta sigurojë një vend në EURO 2020 kur pësoi humbje kundër Republike Çeke më 11 tetor.

Çekët janë duke luftuar për një vend në EURO 2020 me Kosovën, të cilët mund ta arrijnë një turne të madh për herë të parë në historinë e tyre të shkurtë si ekip kombëtar.

Grupi B

Ukrania e kryeson rrugën në Grupin B dhe ata do të jenë skuadra e radhës që e arrin kualifikimin në Evropian, nëse ata i marrin katër pikë nga ndeshjet kundër Lituanisë dhe Portugalisë.

Kampionia në fuqi e Evropës, Portugalia, është afër prapa Ukrainës, përderisa edhe Serbia është duke luftuar për kualifikim.

Grupi C

Gjermania, Irlanda Veriore de Holanda janë skuadrat që po luftojnë për kualifikim nga Grupi C. Megjithatë, pasi që gara është kaq e ngushtë mes tre skuadrave, kualifikimi ose eliminimi mund të mos konfirmohet deri në fazën e fundit të grupit në nëntor.

Ndërkohë, Bjellorusia do të tentojë ta arrijë Kampionatin Evropian përmes play-offs, ku mund ta ketë kundërshtare Kosovën.

Grupi D

Grupi D është një betejë e madhe mes Republikës së Irlandës, Zvicrës dhe Danimarkës, përderisa Gjeorgjia është jashtë garës.

Grupi E

Kroacia mund ta arrijë kualifikimin në EURO 2020 nëse arrin ta mposhtë Uellsin në tetor, pasi siguroi fitore kundër Hungarisë, megjithatë gjithçka do të varet edhe nga rezultatet e ndeshjeve të tjera.

Përveç Kroacisë, gara mes skuadrave të tjera është shumë e hapur. Sllovakia dhe Hungaria janë garuesit konkurrues për vendet kualifikuese, përderisa Uellsi ka mbetur prapa.

Grupi F

Spanja është në kontroll të Grupit F dhe pritet të kualifikohet, përderisa Suedia, Rumania dhe Norvegjia janë duke luftuar për pozitën e dytë në grup.

Megjithë, La Roya dështoi ta mbajë rekordin e përsosur në grup pasi u ndalën me barazim 1:1 nga Norvegjia më 12 tetor.

Grupi G

Grupi G është një tjetër grup me garë të madhe, pasi që pesë nga gjashtë skuadrat janë ende duke shpresuar në kualifikim.

Polonia, që e kryeson grupin, mund të kualifikohet nëse rezultat në tetor shkojnë sipas tyre, përderisa Sllovenia, Austria, Maqedonia Veriore dhe Izraeli janë në garë të zjarrtë.

Grupi H

Grupi H, ku garon edhe kampionia e botës Franca, është në një tjetër garë të afërt tani që po afrohet faza e fundit e grupeve.

Përveç Les Bleus, Tuqia, Islanda dhe Shqipëria janë ende në garë për EURO 2020.

Grupi I

Belgjika u bë skuadra e parë që u kualifikua në EURO 2020, kur ata e mposhtën San Marionon më 10 tetor.

Rusia është afër ta sigurojë kualifikimin dhe këtë mund ta arrijë duke e mposhtur Qipron më 13 tetor.

Grupi J

Italia u bë skuadra e dytë që arriti ta sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian sonte, kur e mposhti Greqinë me rezultat 2:0.

Finlanda dhe Armenia janë duke garuar për vendin tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat