Arsenal hap bisedimet me Aubameyang për rinovimin e kontratës

Futboll

Arsenal hap bisedimet me Aubameyang për rinovimin e kontratës

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 11:30
Pierre Emerick Aubameyang

Sulmuesi nga Gaboni pritet të zgjasë qëndrimin e tij në Londrën Veriore.

Pierre Emerick Aubameyang dhe Arsenal kanë nisur negociatat për rinovimin e kontratës, bën të ditur ‘Gazzetta dello Sport’.

30 vjeçari ka kontratë që vlen edhe dy vite, por ‘Gunners’ janë gati t’i japin atij kontratë që vlen deri në vitin 2023.

Ditë më parë lojtari është shprehur se është shumë i lumtur tek skuadra e Arsenal, kështu që nuk pritet të ketë telashe për nënshkrimin e tij.

Aubameyang ka shënuar 49 gola në 75 paraqitje për skuadrën e Arsenal që kur iu bashkua në vitin 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat