Kombëtarja e Shqipërisë pas humbjes me Turqinë në frymën e fundit, ka nisur përgatitjet për ndeshjen e së hënës (20.45) me Moldavinë, e vlefshme për Europianin e 2020-ës.
Ashtu si ditën e djeshme edhe sot lojtarët e kombëtares zbritën në fushën e blertë për t’u stërvitur, pasi koha është shumë e paktë për të përgatitur sfidën.
Deri tani duket se nuk ka asnjë problem për lojtarët shqiptarë, ndërsa në mbasdite pritet e konferenca e trajnerit me kapitenin që do ta shoqërojë përpara gazetarëve.