Jamie Carragher njihet si një ndër legjendat e Liverpool, klub në të cilin mbrojtësi ka luajtur gjatë gjithë karrierës së tij dhe ka qenë kapiten për shumë vite.
41-vjeçari flet shpesh nëpër media për ekipin e zemrës, ndërsa së fundmi është ndalur të flasë edhe për një lojtar në veçanti. Bëhet fjalë për Sadio Mane, për të cilin Carragher duket se është i çmendur.
“Absolutisht e dashuroj atë futbollist. Është i preferuari im. Mane është brilant. Ka një buzëqeshje në fytyrë që nuk e largon kurrë dhe gjithmonë përpiqet të japë më të mirën. Jo vetëm që shënon gola, por edhe ndihmon shokët e ekipit që mos të dorëzohen kurrë”, përfundoi Carragher.