Kontrata e Balotellit

Futboll

Kontrata e Balotellit

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 14:55
Kontrata e Balotellit

Mario Baloteli vendosi të rikthehet në Itali këtë verë, për të nënshkruar me klubin e qytetit të tij të lindjes, Brescian, ndërsa mediat italiane kanë zbuluar edhe një detaj mjaft të rëndësishëm nga kontrata e tij.

Kështu sipas “Corriere Della Sera”, sulmuesi italian ka nënshkruar një kontratë me pagë prej një milionë eurosh, shifër kjo që do të katërfishohej, nëse plotësohen dy kushte të vendosura nga klubi i “Dallëndysheve”.

Njëri prej kushteve është që Balotelli të shënojë minimalisht 15 gola në sezon dhe tjetri është që Brescia t’ia dalë të mbijetojë mes më të mirave të futbollit italian, ndërsa bonusi digjet nëse njëri prej objektivave nuk do të arrihet.

Deri tani Brescia ka luajtur 6 nga 38 javët e kampionatit dhe ka arritur të grumbullojë po kaq pikë me dy fitore dhe 4 humbje, duke u renditur përkohësisht në vendin e 16, ndërsa Balotelli ka shënuar golin e parë në transfertën ndaj Napolit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat