Kai Havertz, dëshira e madhe e gjigantëve evropianë

Futboll

Kai Havertz, dëshira e madhe e gjigantëve evropianë

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 15:14
Kai Havertz

Top skuadrat evropiane janë vënë në ndjekje të Kai Havertz.

Havertz ka shkëlqyer me fanellën e Bayer Leverkusen gjatë edicionit të kaluar, dhe të njëjtën gjë po vazhdon ta bëjë edhe këtë edicion.

Ylli gjerman ka tërhequr vëmendje shumë të madhe, duke bërë që skuadra e Leverkusen të pranojë shumë kontakte nga gjigantët evropianë.

‘Mirror’ shkruan se janë gjashtë skuadra që dominojnë futbollin e Evropës dhe kërkojnë shërbimet e gjermanit.

Manchester United, Liverpool, Manchester City, Borussia Dortmund, Real Madrid e Barcelona duan shërbimet e mesfushorit të Leverkusen.

Lojtari është duke konsideruar të ardhmen e tij dhe ka folur edhe me selektorin e Gjermanisë, Joachim Low.

Havertz thuhet se vlerësohet me rreth 80 milionë euro, por ajo shifër mund të rritet nëse gjigantët evropianë nisin ofertat e tyre për mesfushorin ofensivë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat