I impresionuar nga Abraham

Futboll

I impresionuar nga Abraham

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 15:42
Abraham

Ish-mbrojtësi Glen Johnson, ka pranuar që sulmuesit Tammy Abraham, e ka befasuar me stilin e lojës.

Abraham është transferuar këtë vit në “Stamford Bridge”, pasi kaloi një sezon te Aston Villa.

Johnson ka pranuar që ka pasur dyshim te sulmuesi se nëse do të jetë në formën e njëjtë që ishte te Aston Villa. 

“Ishin të dënuar për të blerë lojtarë, por arritën t’i transferojnë Mason Mount dhe Tammy Abraham të cilët kanë potencialin për t’u bërë yje. Jam i impresionuar nga Abraham. Nuk mendoja se do ta gjente formën pasi kaloj nga liga e dytë në Premier Ligë, por e ka treguar që mund të bëjë ende më shumë. Është diferencë e madhe mes dy ligave, andaj kjo që po arrin të bëj është shumë mirë”, deklaroi ai.

Chelsea këtë sezon është në vendin e pestë me 14 pikë. 10 me pak se lideri Liverpool që nuk di për humbje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat