Zbulohen bonuset e frikshme të përfshira në kontratën e Balotelli-t

Futboll

Zbulohen bonuset e frikshme të përfshira në kontratën e Balotelli-t

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 16:09
Mario Balotelli

Mario Balotelli mund të katërfishojë rrogën e tij falë bonuseve të lidhur me numrin e golave që ai mund të shënojë në kampionat dhe me objektivat që mund të arrijë Brescia.

Sulmuesi u kthye në Italia dhe pranoi një ulje të ndjeshme të rrogës në krahasim me atë që merrte te Nice dhe Marseille. Rroga e  "Super Mario" te Brescia është 1 milion euro në sezon, por kjo shumë mund të arrijë deri në 4 milionë euro.

"Corriere della Sera" ka zbuluar se futbollisti do ta përfitonte këtë shumë në rast se do të realizonte 15 gola në Serinë A dhe nëse skuadra do të siguronte mbijetesën në kategorinë kryesore të futbollit italian.

Balotelli nuk ka luajtur në katër ndeshjet e para të kampionati për shkak të një skualifikimi të marrë gjatë kohës kur luante në Ligue 1, por ka shënuar 1 gol në dy ndeshjet e luajtura deri tani me "Dallëndyshet".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat