Kombëtarja e Belgjikës ka mposhtur Kazakistanin në udhëtim në takimin e tetë të grupeve për kualifikim në kampionatin evropain.
Përkundër faktit që kanë ‘prerë’ biletën për në EURO2020, Belgjika nuk u ndal dhe fitoi edhe takimin ndaj Kazakistanit, që kërkonte fitoren e cila do të thoshte shumë për ta.
Belgjika megjithatë fitoi me rezultatin 0-2, për të vazhduar ecurinë e të gjitha ndeshjeve me fitore deri më tani.
Michy Batshuayi hapi serinë e golave në minutën e 21’të, ndërsa në startin e pjesës së dytë Thomas Meunier shënoi për 0-2, rezultat ky i cili rezultoi të jetë edhe finali i takimit.