Presidenti i Real Madrid, Flrentino Perez ka vlerësuar shumë lartë figurën e Sergio Ramos.
Kapiteni i Realit dhe Spanjës u bë lojtari me më shumë paraqitje në histori të kombëtares spanjolle.
Presidenti i Realit ka lavdëruar shumë Ramosin duke e cilësuar si legjendë, shkruan Indeksonline.
“Përveç kushteve që ne të gjithë i shohim, teknikë dhe fizikë, ai ka të tjerë si udhëheqja dhe ambicia që e kanë bërë atë të bëhet legjendë, jo vetëm të Real Madridit dhe skuadrës spanjolle, por edhe të futbollit botëror“, ka thënë presidenti i Realit.
Më në fund, Florentino Pérez theksoi se nuk ka dyshim se “legjenda Sergio Ramos do të vazhdojë me Realin”.