Leci: Do ta kthejmë titullin e kampionit në Gjilan

Futboll

Leci: Do ta kthejmë titullin e kampionit në Gjilan

Nga: Kemajl Goca Më: 13 tetor 2019 Në ora: 17:13
Liridon Leci

Drita lufton që ta rikthejnë titullin e Kosovës. Skuadra nga Gjilani ka një ecuri të mirë në 9 ndeshjet e deritashme, duke u renditur në vend të dytë me 18 pikë, dy me pak se lideri Ballkani, ndërsa pas vetes ka lënë Gjilanin me 18 pikë, Llapin 17, Feronikelin 16, Prishtinën 13 (ka një ndeshje me pak) etj. Futbollisti i Dritës, Liridon Leci, tha se është një kampionat interesant, duke marr parasysh se tri skuadra do të dalin në Europë dhe katër bien nga elita, kësisoj do të jetë një luftë e ashpër mes skuadrave. 

“Bota sot”: Një kampionat interesant, pothuajse 6 skuadra në garë për vendin e parë, sa jeni i kënaqur me rezultatet e Dritës dhe çka iu ka befasuar më shumë deri me tash?
Liridon Leci:
Normalisht është shumë kampionat interesant dhe do të jetë deri në fund kështu sepse dihet që në garë për të rënë nga kategoria janë 4 ekipe dhe për të dal në Europë janë 2 nga kampionati dhe 1 nga Kupa e Kosovës. Prandaj do të jetë shumë interesant.

Ne si Dritë jemi në rrugë të mirë dhe kemi shumë besim se në fund të kampionatit do të jemi aty ku kemi pretenduar, domethënë ta kthejmë titullin e kampionit në Gjilan. Kemi mundur më shumë, normal që gjithmonë ka vend për përmirësim por ky është futbolli. Aty ku nuk e pret aty lë pikë dhe neve na ka ndodhur kjo, mirëpo shpresoj në të ardhmen mos të na ndodhë.

“Bota sot”: A është një pushim i mirëseardhur për ekipin për shkak të aktiviteteve të kombëtares?
Liridon Leci:
Varet nga rezultatet e skuadrës. Nëse skuadra ka një ecuri të mirë, një seri të mirë të rezultateve nuk është i mirë pushimi sepse skuadra hyn në seri të mirë dhe s’ka pse të ketë një ndërprerje, e kundërta ndodhë me ato ekipe që nuk kanë vazhdimësi të mirë dhe mezi presin një pushim të tillë që t’i përmirësojnë gabimet. Për neve mund të them është njësoj sepse nuk besoj që do ketë ndonjë ndikim.

“Bota sot”: Cilat skuadra i sheh në garë për titull dhe çfarë iu premton 'Intelektualëve'?
Liridon Leci:
Mendoj që në garë për kampion janë 3-4 ekipe sepse kanë bërë përforcime, kanë shpenzuar shumë dhe normalisht që do të jenë pretendente. Përparësi do të kenë ato ekipe ose ata lojtar që kanë trofe të fituar me parë, që kanë tituj sepse din se si t’i menaxhojnë situatat në momentet të vështira. Prandaj, këtu e shoh Dritën, Feronikelin, Prishtinën si favoritet kryesore për titull.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat