Belgjika ka vijuar ecurinë fantastike

Futboll

Belgjika ka vijuar ecurinë fantastike

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 17:32
Belgjika ka vijuar ecurinë fantastike

Belgjika ka vijuar ecurinë fantastike në kualifikueset e Europianit 2020, teksa fitoi edhe ndeshjen e tetë në grup, 0:2 në udhëtim ndaj Kazakistanit.

Ndeshja u vendos nga golat e Batshuayi dhe Meunier, me një realizim për çdo pjesë.

Takimi nuk pati shumë histori, me belgët që dominuan dhe në fund fituan në shtëpinë e Kazakistanit, e tashmë e gjejnë veten në kuotën e 24 pikëve në vendin e parë, të kualifikuar për në Europian.

Batshuayi (21') dhe Meunier (53') shënuan për fitoren e madhe. Kazakistani është në pozitën e katërt me 7 sosh në grupin I.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat