UEFA cakton gjyqtarin që do të drejtoj ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Futboll

UEFA cakton gjyqtarin që do të drejtoj ndeshjen Kosovë – Mali i Zi

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 17:58
Foto ilustrim

Kosova do të përballet nesër me Malin e Zi në stadiumin “Fadil Vokrri” në ndeshjen tejet të rëndësishme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2020.

Ndërsa, është caktuar edhe kush do të jetë gjyqtari i këtij takimi.

UEFA ka vendosur që gjyqtari kryesor do të jetë portugezi, Artur Soares Dias.

Ai ka referuar edhe në sfidën që Kosova e ka zhvilluar me Islandën në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Atë ndeshje Kosova e kishte humbur me rezultat 1:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat