Valon Berisha: Dua të lidhem me ndonjë vajzë

Futboll

Valon Berisha: Dua të lidhem me ndonjë vajzë

Më: 13 tetor 2019 Në ora: 18:15
Valon Berisha

Mesfushori i Kosovës Valon Berisha është rrëfyer në një intervistë të gjatë për emisionin ‘Ich bin Albaner’, në RTV Dukagjini.

Përfaqësuesja e Kosovës pas fitores në miqësore ndaj Gjibraltarit, nesër përballet me Malin e Zi në kuadër të eliminatoreve për ‘Euro 2020’.

Pjesë e Kosovës edhe në këto dy ndeshje është mesfushori i Lazios Valon Berisha, i cili po kalon nëpër një formë mbresëlënëse.

Pas një mungese të gjatë për shkak të lëndimit, tashmë Berisha është i gatshëm t’i ndihmojë.

Berisha ka folur edhe për vajzat shqiptare, italiane dhe norvegjeze, derisa tregon se me cilat preferon të shkruajë më shumë.

“Sa i përket kësaj, varet ku ndodhem”, tha fillimisht Berisha, përcjell Zëri.info.

“Megjithatë, më pëlqen të shkruaj më shumë me shqiptare”, vlerësoi Berisha.

“Normalisht, si çdo njeri tjetër, edhe unë e kam synim që të ‘rehatohem’ njëherë”, potencoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat